Edhe pse Shqipëria është e treta në Evropë për burimet e shumta ujore, shqiptarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi, nuk e kanë furnizimin e ujit 24 orësh, por e  paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e tij krahasuar me vendet e tjera.

Një strategji kombëtare për sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve 2020-2030 e nxjerrë nga qeveria për konsultim, argumenton se shumica e ndërmarrjeve nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre, ndërkohë që kjo mund të përmirësohet me rishikimin e çmimit të ujit.

Sipas strategjisë përballimi për një rritje të tarifave mbetet ende i lartë, çka do të thotë që, ende ka hapësirë për t’i rritur. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në raportin e performancës të publikuar këto ditë, nënvizon se kjo do të ishte e barabartë me investimin sistematik të afërsisht 200 milionë euro çdo vit për çerekshekulli. Një pjesë të mirë të kësaj barre duket se shteti do ta faturojë te tarifat që konsumatorët paguajnë.

Si referencë shërben një studim i vitit 2015 ku thuhet se fatura e ujit zë mesatarisht 2.2 për qind të shpenzimeve në një familje shqiptare nga 5 që është tavani i vendosur. Rritja mesatare e tarifave nuk e prek çështjen reale të përballueshmërisë, pasi tarifa mbetet nën pragun e paperballueshem gjatë gjithë periudhës, madje mbetet e tillë edhe për 10% e popullsisë me të ardhura më të ulëta. Për qytetarët e elbasanit rritja e çmimit të ujit do të shtonte vështirësitë tek ta pasi me të ardhurat ekonomike që kanë pjesa më e madhe e tyre mezi mbulojnë faturat me çmimet aktuale.

Çdo ditë e më shumë çmimet janë duke u rritur për shqiptarët, aq sa kostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme. Së fundmi, Enti Rregullator i Ujit ka marrë vendimin se çmimi i ujit do të rritet edhe më shumë në katër qytete të vendit. Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi tarifat e reja të ujit.

Egnatia news