Kur ka kaluar më pak se një muaj nga arrestimi i disa zyrtarë dhe ish-zyrtarëve në bashkinë e Tiranës, prokuroria e posaçme iu ka komunikuar zyrtarisht akuzat. Ata janë marrë të pandehur nga spak, për shkak të përfundimi të afateve hetimore, dhe shmangies së parashkrimit të veprave penale, siç është shkelja e barazisë në tendera fshehje të pasurisë dhe korrupsiknit.

Por edhe pse atyre iu është komunikuar akuza, prokuroria është ende duke vijuar hetimet për aferën e njohur ndryshe si dosja 5 D. Redi Molla e Marihlen Qato akuzohet për korrupsion e fshehje te pasurisë ndërsa Taulant Tushe për shkelje të barazisë.

Atryre iu është komunikuar akuza nëpërmjet postës në ambientet e paraburgimit ku mbahen të izoluar prej muajit mars. Me kërkesë të SPAK, Gjykata e posaçme më 28 mars ka lëshuar 9 masa sigurie për zyrtare dhe ish zyrtare te bashkise se Tiranës, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas njoftimit zyrtar te spak në pranga janë vënë Redian Molla, Mariglen Qato dhe  Taulant Tusha. Nga hetimet ka rezultuar se ata janë ortakët e vërtetë dhe pronarët të shoqërisë “5D Konstruksion”, duke përfituar tendera në mënyrë të pa ligjshme./abcnews.al