Dy policët që grabisnin qytetarët tek Liqeni Artificial janë lënë në burg.
Sajmir Muzikanti dhe Serxhio Cani janë njohur sot më masën e sigurisë, pasi më herët ishin zbuluar veprat e tyre penale.
Policia bashkiak 39-vjeçar, bashkë me oficerin e rendit të komisariatit nr.1, Serxhio Cani 22 vjeç, u merrnin para me forcë qytetarëve të moshave të ndryshme.
Polici bashkiak i kryente grabitjet gjatë kohës që ishte në krye të detyrës, gjë që faktohet edhe nga dëshmia e tij.
“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion”, ka dëshmuar ai.
Ndërsa Serxhio Cani, me detyrë polic patrulle ka mohuar se është përfshirë në grabitje. Por, provat e mbledhura nga kolegët e tij dhe oficerë të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore hedhin poshtë qëndrimet e 22 vjeçarit.Dy policët, vepronin kryesisht në zonën e Liqenit Artificial sapo binte errësira. /abcnews.al