Një burrë është arrestuar në lidhje me vdekjen e të paktën 27 personave, që u mbytën duke tentuar të kalonin kanalin anglez me një gomone, nëntorin e vitit të kaluar.
Harem Ahmed Abwbaker, 32 vjeç u arrestua në zonën Cheltenham të Gloucestershire rreth orës 6:45 të mëngjesit të sotëm.
Abwbaker u identifikua dhe u gjurmua nga Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila ka punuar me autoritetet franceze për të hetuar rrethanat që çuan në vdekjen e 27 personave.