Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se Beogradi nuk do ta lejojë anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës pa luftë.

“Unë paralajmërova për kompleksitetin e çështjes së anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës dhe përmenda se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë,” tha Daçiç në një deklaratë për Tanjug.

Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi Daçiç.

Kuptimi i ekzistencës së një organizate të tillë si OSBE-ja dalëngadalë po humbet, tha sot shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, i cili po merr pjesë në Këshillin e 29-të Ministror të OSBE-së në qytetin polak Lodz.

Daçiç vuri në pikëpyetje qëllimin e forumeve të tilla ndërkombëtare kur në to nuk marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit, duke aluduar në faktin se Polonia e ndaloi ardhjen e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

“OSBE-ja nuk është e njëjtë pa të gjitha vendet, nga Vankuveri në Vladivostok. Mendoj se ngadalë po e kalojmë kufirin e qëllimit të ekzistencës së një organizate të tillë, ku askush nuk dëgjon askënd dhe ku asnjë vendim nuk është i detyrueshëm, ku në fund të fundit nuk mund të merren vendime, sepse për këtë nevojitet konsensus. Është paralizë e plotë e punës së organizatave ndërkombëtare”, tha Daçiç.