Procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për kryebashkiakë u njollos nga vetë demokratët, të cilët kanë nisur një tjetër lloj fushate, atë të sulmeve ndaj njëri-tjetrit.
Në vigjilje të zgjedhjeve të së dielës dhe kur kanë kaluar vetëm katër ditë nga incidenti i armatosur i Laçit, Sali Berisha paralajmëron ndëshkim për ata që do të tentojnë të dëmtojnë procesin e demokratëve.
“Ka pasur një problem serioz në degën e Kurbinit. Komisioni elektoral i PD, ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido, që mendon për mënyra tjera veç votës në këtë proces gabon shumë rëndë”.
https://84c5ad0e4e2a6d9c5b5647cb00dbaf48.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlListat vijojnë të jenë “patatja e nxehtë” e partisë më të madhe opozitare. Rregullorja e re që përfshin në votime jo vetëm anëtarët, por edhe simpatizantët që nuk dallohen për kontribut në parti po paragjykohet si mundësia që në zgjedhjet e të djathtëve të marrim pjesë dhe të majtët.
“Ka pasur raste sporadike që kanë thënë është socialist, mirë nuk është, por edhe krejtësisht apriori nuk mund ta hedhësh poshtë këtë, nëse ti vendos të më votosh, pse mos të vish për të votuar”.
Duke iu referuar modelit amerikan, ku anëtarësia përzgjedh me votë kandidatët, primaret u kopjuan nga demokratët për të përzgjedhur figurat që do sfidojnë socialistët në zgjedhjet lokale të 2023-shit. Por, në katër prej tyre nuk do ketë garë, pasi ka vetëm një kandidat.
ZGJEDHJE PA GARË
BASHKIA SHKODËR BARDH SPAHIA
BASHKIA ELBASAN LUÇIANO BOCI
BASHKIA KUKËS ADMIR SINAMATI
BASHKIA POLIÇAN BEHAR XHAFERAJ
Megjithatë, edhe për Bashkitë ku kandidatë ka me shumicë, gara vlerësohet si e paracaktuar. Denoncimi vjen dy ditë para se demokratët t’i drejtohen kutive të votimit, nga ata që dikur u rreshtuan të parët krah foltores, të cilët veçuan si një rast të tillë, Belind Këllicin.
“Se kush është i favorizuar nuk mund ta them, se nuk e di. Do e tregojë dita e diele. Një gjë mund të them, paragjykimi nuk shërben“, është shprehur Berisha.
Por, në kohën ku tentohet te ofrohet risi në zgjedhje,listat e demokratëve vazhdojnë të jenë një problem i vjetër. Edhe këtë herë emrat e anëtarësisë u kyçën në sirtarët e partisë, bashkë me simpatizantët.
“Nuk e kam numrin e simpatizantëve, e ka komisioni“, thotë Berisha.
Top Channel