6 dhjetori ishte një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi në Tiranë u mbajt për herë të parë Samiti i BE – Ballkanit Perëndimor.
Kryeqyteti priti liderët europinë, duke e bërë kështu Shqipërinë për një ditë vend të Bashkimit Europian. Pas diskutimeve në Samit liderët europianë dhe të Ballkanit Perëndimor shijuan edhe një drekë.
Për menunë për Samitin e BE dhe BP u kujdes shefi i guzhinës Luli Zguro si dhe i gjithë ekipi i Tribe restorant. Në një postimin në rrjetet sociale shihet se liderët janë ulur rreth një tavoline të madhe, ku disa kanë preferuar të shijojnë peshk e disa mish. Në shërbim të liderëve kanë qenë 8 kamerierë, ku në listën e prorosive duket se disa liderë janë edhe alergjikë nga ushqime specifike.
“Jemi krenarë që shefi jonë i kuzhinës @julizguro dhe i gjithë ekipi i Tribe restorant pati kënaqësinë dhe përgjegjësinë të krijonte dhe përgatiste menunë për Samitin e BE – Ballkani Perëndimor, ku morrën pjesë liderat e BE dhe Ballkanit.