Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me brohoritje dhe flamuj në duar nga mijëra qytetarë në Fier. Teksa takoi qytetarët, Basha hipi mbi makinë dhe u premtoi qytetarëve se dita e ndryshimit është duke ardhur.

Basha:

“Një clirim që na ka përfshirë nga depresioni, një clirim për të gjithë shqiptarët. Unë e di se kur era e ndryshimit fryn, kur shpirti juaj mbushet me besim, 25 Prilli do të jetë dita e ndryshimit.

Ju lus nga zemra të mbani distancën dhe të respektoni masat, por të cojmë më lartë frymën e ndryshimit.”

Faxweb.al