Një grup shqiptarësh kanë rënë në prangat e policisë gjermane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se aksioni është zhvilluar në Hamburg dhe se në pranga kanë rënë 10 shqiptarë. Policia ka ushtruar kontrolle në disa bar-e dhe restorante ku dyshohej se kryhej edhe aktiviteti.
Autoritetet gjermane kanë arrestuar 10 shqiptarë si dhe ka sekuestruar 45 gram kokainë dhe një automjet që u përkiste personave të arrestuar. Mësohet se një gram kokainë shqiptarët e shisnin për 50 euro.