Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk shqetësohet nga asnjë hetim ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, të kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Meta tha se është i qetë pasi gjatë gjithë jetës ka respektuar ligjin, duke i quajtur kallëzimet ndaj tij në SPAK si përpjekje të Edi Ramës për të trembur opozitën.
“Jam përplasur me bandën e Edi Ramës, dhe me disa nga ata diplomatë të huaj të kapur, të korruptuar. Ilir Meta ka bërë gjithçka për të parandaluar kapjen e reformës.
Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë lloj suprize, as nga SPAK as nga prokuroria, as nga ndonjë SPAK në botë, sepse e di shumë mirë që kam respektuar ligjin. Përpjekjet e Edi Ramës për të frikësuar politikanë të opozitës që të mbyllin gojën, janë dëshpërime të një njeriu i cili e filloi si Sakashvilli dhe ashtu do e përfundojë”, deklaroi Meta në emisionin “Pa Censurë”.
I pyetur për marrëdhëniet me organizatat e Soros, për shkak se nuk i përmend më si më parë, Meta tha se nuk ka asnjë ndryshim.
“Takimi i fundit im ka qenë me Alex Soros para tre vitesh kur kam qenë president. Ka qenë publike, më kërkoi takim as akuzave për reformën në drejtësi. Ishte dhe çështja e Dvoranit në atë kohë. Ka vënë duart në kokë kur i kam shpjeguar se si është kapur reforma në drejtësi në Shqipëri, dhe si po funksionon”, deklaroi Meta.