Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arbër Hitaj, gazetar u shpreh se në kushte normale nuk kishte pse të bëhej shumë zhurmë për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut.
Hitaj tha se pavarësisht emrave që ishin në garë për këtë pozicion, ai pa një frikë nga të dyja krahët politike nga trupa e re drejtuese.
Hitaj: Me të drejtë është luftë për qeverisjen e SPAK-ut. Në kushte normale zgjedhja e kreut të SPAK-ut nuk kishte pse të kishte të merrte këtë vëmendje në një vend normal. Shkoi shumë larg. U tha se Rama donte ta kontrollonte. Diskutimet u ngritën aq shumë sa u çorientua opinioni publik.Pavarësisht emrave, unë pash se politika kishte frikë nga trupa e re e re drejtuese e SPAK. Si Rama, ashtu edhe Berisha më qasjen që kanë pasur, po ashtu edhe ministrat, edhe me ambasadoren Kim me mbarimin e mandatit. Kam parë se kishin frikë partitë politike.