Kur na ndajnë 25 ditë nga data e zgjedhjeve prlamentare, shqiptarët ende nuk e dinë se cili do të jetë modeli i fletës së votimit, me anë të së cilës do të shprehin vullnetin për partinë politike dhe kandidatët.
Pasi nuk ka arritur të marrë konsensusin nga partitë, komisioneri Celibashi i ka propozuar 3 modele Komisionit Rregullator, 2 me emra dhe 1 me numra.
Por përfaqësuesi i mazhorancës e ka kandërshtuar miratimin e fletës së votimit nga Komisioni i Rregullator, me argumentin se është kompetencë e Komisionerit.
Ndërsa përfaqësuesit e opozitës i kërkuan kërkuan një propozim vetëm 1 model flete votimi dhe jo tre.
Ne nuk kemi përse bëjmë me shkrim kërkesë, ne flasim në momentin që shqyrtohet akti i fletës së votimit. Ju duhet të çoheni nga aty (rregullatori) dhe të ulet Celibashi, të vazhdojmë mbledhjen derisa të vendoset fleta” tha Eridian Salianji.
“Projekt akti i cili ka për qëllim miratimin e fletës së votimit, numri i kandidatëve në çdo qark është i ndryshëm, kemi vlerësuar që vendimmarrja të jetë e veçantë për secilin qark. Nuk kam paraqitur një propozim konkret sesi do jetë fleta e votimit, por kam paraqitur 3 variante sipas të cilit mund të jetë fleta e votimit, në 2 prej tyre është me emër, mbiemër kandidati dhe në një variant të tretë, përmbajtja e fletës së votimit është pa emra, kandidatët janë me numrat e renditjes në lista”, tha Celibashi.
“Më në fund erdhëm edhe te akti më i rëndësishëm, miratimi i fletës së votimit, i cili është në kompetencën e Komisionit Rregullator si akt ligjor, por në kuadrin kur propozuesi është zoti Celibashi dhe ka paraqitur 3 variante, unë kam paqartësinë e ndarjes që duhet t’i bëjmë, akti paraqitet 1 dhe i vetëm dhe prurja në 3 versione na bën të paqartë se cili është vendimi i komisionerit, ndaj ai duhet të na paraqesë 1 version. Mirëpres sondazhin në KQZ dhe është e dukshme se cilën fletë duan shqiptarët, e cila mund të na orientojë për një vendim”, u shpreh Helga Vukaj.
Për këtë arsye mbledhja e Komisionit Rregullatorit u shty, deri në një kërkesë tjetër brenda 24 orësh nga ana e Komisionerit.
Ora news