Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën këtë të mërkurë me pamjet e kompleksit arsimor “Demokracia”, që po ndërtohet në zonën e Valiasit. Një projekt i rindërtimit që po bëhet nga themelet dhe do të presë 1.000 fëmijë.
Rama thotë se kompleksi, me çerdhen, kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare, i bashkohet zinxhirit të 26 objekteve arsimore të ndërtuara pas tërmetit në Kamëz.
“Mirëmëngjes, dhe nga Valiasi, ku po ngrihet nga themelet kompleksi arsimor “Demokracia”, me çerdhen, kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare, me një kapacitet prej afro 1000 fëmijësh, që i bashkohet zinxhirit të 26 objekteve shembullore arsimore të ndërtuara pas tërmetit në Kamëz, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, teksa ndan pamjet e mëposhtme.