Pas një konflikti në një lokal nate mes tre të rinjve nga Kukësi dhe pronarit të lokalit Dibran Hoxhaj mbeti i vdekur një 31-vjeçari Visart Cengu nga Kukësi.

Dibran Hoxhaj qëlloi me armë zjarri drejt të rinjve në dalje të Prizrenit ku mbeti i vdekur 31-vjeçari dhe u plagos 27-vjeçari Rufgen Shehu.

Hoxhaj është dënuar për armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në rrahje, lëndime të rënda e të lehta trupore.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Dibran Hoxha i njohur me nofkën “Kobra”, ka plotë 16 dënime të formës së prerë.

Nga 16 aktgjykimet e siguruara nga Kallxo.com, Hoxha ishte dënuar me gjobë me 12 aktgjykime të plotfuqishme, kurse në katër aktgjykimet atij i është shqiptuar dënim me kusht.

Dibran Hoxha në vitin 2009 ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2007, ai ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për pjesëmarrje në rrahje.

Në vitin 2012, Hoxha ishte dënuar me 800 euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Në po të njëjtin vit, ai ishte dënuar me 850 euro gjobë për të njëjtën vepër penale.

Në vitin 2014, Dibran Hoxha ishte dënuar me 300 euro gjobë dhe dënim me kusht prej 6 muajve për dëmtim të pasurisë.

Për lëndim të lehtë e të rëndë trupor, ai ishte dënuar plot gjashtë herë me gjobë dhe me kusht.

Në vitin 2015 atij iu shqiptuan 3 muaj burgim me kusht për lëndim të lehtë trupor kurse në vitin 2013 ishte dënuar me 250 euro gjobë për të njëjtën vepër.

Një vit më pas, në 2016, Hoxha u përball përsëri me drejtësinë ku u dënua me 200 euro gjobë për lëndim të rëndë trupor. Në vitin 2018, ai është dënuar me 140 euro gjobë për kanosje.

Në vitin 2018 atij iu shqiptuan 200 euro gjobë për lëndim të lehtë trupor, 300 euro gjobë dhe 6 muaj burgim me kusht për lëndim të lehtë trupor.

Në vitin 2019, ai u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë për shmangie nga tatimi.

Në vitin 2020 Dibran Hoxha u dënua përsëri me 1 mijë euro gjobë për lëndim të lehtë trupor.

Në vitin 2021 atij iu shqiptuan 2,340 euro gjobë për lëndim të rëndë trupor, si dhe 160 euro për heqje apo dëmtim të vulave zyrtare.

Ndërkaq në vitin 2016 u dënua me 1600 euro gjobë për lëndim të lehtë trupor.

(BalkanWeb)