Anonymous dhe grupet e tjera të hakerave kanë nisur sulme kibernetike ndaj web-faqe të qeverisë serbe.
Kjo nuk është hera e parë që ata sulmojnë faqet online të qeverisë serbe, si kundërpërgjigje ndaj nxitjes që po bënte presidenti i Serbisë në veri të Kosovës.
Sipas tyre, sulmet janë duke u realizuar “në shkallë të gjerë” si pjesë e fushatës #OpSerbia.
Në njoftimin e bërë në Twitter, është bërë e ditur se më shumë se 40 web-faqe të qeverisë serbe janë hequr në 72 orët e fundit.