Nga Leonard Olli!

Ajo që u zbulua sot në Shkodër, është një tregues i qartë i simbiozës së krimit me segmentë të shtetit apo pushtetit! Si është e mundur që vendosja e kamerave të sigurisë që vëzhgonin lëvizjet e atyre që Kushtetuta u ka ngarkuar garantimin e rendit dhe sigurisë publike, thënë ndryshe Policisë së Shtetit, që është përtej tragjikomikes, të mos ketë dëshmitarë! Nën ‘ethet’ e ngjarjeve të ditës, ndoshta mund të themi se Shkodra ka qenë nën survejimin e Vëllait të Vogël (por me peshë shumë të madhe), ku nuk dihet as prej sa kohësh e as prej kujt…. Është absolutisht e pamundur që instalime të tilla të mos jenë vënë re nga njerëzit e aq më pak nga organet e rendit, sepse janë në pozicione të tilla dhe kërkojnë shumë kohë! Vetëm nëse janë bërë nga njerëzit e padukshëm…. Në thelb çështja shtrohet, në sa pika të tjera e sa zona apo qytete të tjera mund të jetë shtrirë ky fenomen?! Sigurisht, ky fakt dëshmon edhe për forcën e mbështetjen që i jepet krimit të organizuar sepse i vetëm ai nuk vepron apo guxon ndërmarrje të tilla!

Egnatia news