Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në një parking të një qendre tregtare në bulevardin “Bajram Curri”.
Zjarrfikësja ndodhet aktualisht në vendngjarje ku dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Pas saj ka mbërritur dhe policia e cila po punon për zbardhjen e detajeve dhe shkaqeve të zjarrit.
Njoftim policie
Tiranë/Informacion paraprak
about:blank
Më datë 27.01.2023, rreth orës 22:00, në një automjet në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin “Bajram Curri”, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
