Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet ka përplasur djalin e çiftit që u bë i njohur pas ngjarjes së rëndë pranë Gjykatës së Tiranës, Kudret dhe Dhurata Saliajt.
Si pasojë e përplasjes fatkeqësisht Enjon Saliajn ka humbur jetën, ndërkohë shoferi ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të riut.
Enjon Saliajni është djali i Kudret Saliajnit i cili më 4 Qershor të 2021 u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari pranë Gjykatës së Tiranës.
Ai pritej të futej në gjyq për divorcin me bashkëshorten Dhurata Saliaj, por babai i kësaj të fundit e qëlloi për vdekje me pistoletë.
I plagosur nga plumbat e pistoletës së Mexhit Picarit mbeti dhe ish-prokurori Adriatik Cama.
Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.