Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar në Perugia të Italisë ku vodhi një makinë, duke kërcënuar me kaçavidë dy vëllezër dhe më pas tentoi të arratisej.
I riu shqiptar ka sulmuar dy persona në parkingun e një qendre tregatre dhe u ka kërkuar që të zbrisnin nga makina. Pasi ka marrë makinën, shqiptari është arrstisur nga qendra tregtare por nuk ka zgjatur shumë arratisja e tij pasi makina ishte e pajisur me një sistem përgjimi GPS.
Pasi policia gjurmoi vendndodhjen e makinës, arrestuan të riun i cili më pas u dërgua edhe në spital ku mori trajtimin mjekësore për dëmtimet që kishte marrë pas përplasjes fizike me dy vëllezërit