Këshilli i Legjislacionit hodhi sot poshtë kërkesën e 28 deputetëve të PD për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes, deputetja e PD, Dhurata Cupi tha se në mbledhjen e sotme u lexuan raportet e hartuara nga palët. Nga radhët e demokratëve, raporti nuk u lexua nga relatori Gazment Bardhi për shkak të përjashtimit nga komisioni i Etikës.
“Opozita depozitoi raportin por nuk ishte i pranishëm Bardhi për shkak të përjashtimit. Kërkuam të jetë i pranishëm por nuk u miratua. Me votën e kartonit u vendos që mbledhjet të mos ishin live, dhe raporti të mos lexohet. Do ndjekim procedurat e mëtejshme u shpreh Cupi.
Demokratët kërkuan shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryetares së parlamentit, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën e vendit.
Sipas tyre, Nikolla nuk ka ushtruar detyrën si kryetare e Kuvendit, duke mos respektuar kushtetutën, për t’i dhënë fjalën deputetëve të PD-së në seancën e fundit plenare ku diskutohej cështja McGonigal.