Ka dështuar raundi i parë i  zgjedhjes së kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Asnjë nga tre kandidatët të cilët janë në garë nuk morën mjaftueshëm vota, ku duheshin të paktën 5 vota për t’u zgjedhur.

Kujtojmë se në garë për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese në këtë pozicion janë, Fjona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

Kryetari/ja zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk merr shmicën e parshikuar të votave,atëherë bëhet një votim i ri dhe pas kësaj vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Në përfundim të këtij votimi shpallet fitues kandidati që ka marrë shumicën e votave.Por në rastin kur kandidatët dalin me vota të barabarta, kryetari caktohet me short.