Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij të bërë ditën e djeshme në Parlament, që u interpretua gjerësisht në media si paralajmërim për një tjetër shpallje non-grata nga SHBA.
Gjatë debatit të ndezur në seancën e djeshme Rama tha se “byrektorja”, duke iu referuar SHBA-së sipas perceptimit të PD-së, po vazhdon punën për “tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur”.
Megjithatë Rama ka thënë sot në një reagim në Tëitter se deklarata e tij nuk ishte paralajmërim për shpallje non-grata.
“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkruan Rama.
Çfarë deklaroi Rama dje në Parlament:
“Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëerë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.