Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lokalin Murati ku është qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt një tavoline ku kanë qenë tre persona.

Nga të shtënat ka mbetur e vrarë qytetarja 60-vjeçare Mimoza Paja e cila ishte banakire e lokalit.

Të plagosurit janë Shehat Murati 56 vjeç, Astrit Mema 42 vjeç, Emanuel Cala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç, Genci Shahollari 54 vjeç dhe Reja Paja 10 vjeçe e cila është plagosur nga ciflat e xhamit që janë thyer nga plumbat.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.