Kryeministri Edi Rama, nga Elbasani ku po merr pjesë në festimet për Ditën e Verës, përmendi premtimin për rritjen e pensionit për të moshuarit.
“Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por sic e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë.”, tha Rama.