Pesë trupa të tjerë të pajetë u gjetën në zonën e fundosjes së anijes së emigrantëve që ndodhi më 26 shkurt në Steccato di Cutro (Crotone). Bëhet fjalë për një vajzë rreth 3 vjeç, një djalë nga 7 deri në 8 vjeç dhe tre të rritur, dy burra dhe një grua, mosha e të cilëve ende nuk dihet.
Trupi i fëmijës u identifikua në Praialonga. Kështu numri i të miturve që humbën jetën nga mbytja e anijes shkon në 35 dhe ata të grupmoshës 0-12 vjeç shkon në 26.
Nga ana tjetër janë konfirmuar 86 viktima nga fundosja e anijes.
Mjeku ligjor dhe ekspertët e policisë shkencore shkuan në vendin e gjetjeve të fundit për të konstatuar moshën e viktimave.
/abcnews.al