Kryeministri Edi Rama thotë se vendi ndodhet në një udhëkryq, në lidhje me burimet njerëzore, pasi sipas ntij, sipërmarrja nuk i ka rritur pagat këto vite, duke i detyruar njerëzit të largohen.

about:blank

Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrës, Rama u shpreh se sipërmarrja tani po e kupton se fuqia punëtore po u largohet.

Ndër të tjera, Rama shtoi se shtetet e zhvilluara po marrin me çdo kusht punonjës nga çdo vend.

“Ne vendosëm të bëjmë këtë takim, si një takim të parë si dialog kombëtar me sipërmarrjen. Jemi në një udhëkryq shumë delikat dhe më në fund, vetë sipërmarrja po e shikon gropën që i ka hapur vetes vit pas viti. Faktikisht, tani sipërmarrja po e shikon që lufta për ruajtjen e bruimeve njerëzore i ka hyrë brenda në terrirorit të vet. Tani, sipërmarrja po e sheh sesi po i ikin nga duart, ata forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. Tani, të gjithë po e shohin sesi shtetet më të zhvilluara janë futur me kokë për të zhvatur burime njerëzore ku të munden. Nëse një i ri ka mundësinë dhe perspektivën, të paktën teorike, duke u larguar ta gjejë punën diku tjetër, sipërmarrja nuk ka ku shkon, nuk mund të ngrihet dhe të largohet”, theksoi ai./abcnews.al