Ditën e sotme Sali Berisha dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia kanë publikuar rezultatet e auditit. Gjatë seancës, kryedemokrati nuk i kurseu akuzat kundrejt Bashës ku u shpreh se ai në bashkëpunim me Ramën u munduan të shkatërronin reputacionin e Partisë Demokratike.
Në një prononcim për mediat, pas daljes nga kuvendi Basha i është përgjigjur këtyre akuzave. Nga ana e tij, ai ka akuzuar Berishën si përgjegjës për pëçararjen e PD.
Basha: Përgjegjës është ai që ka pëçarë PD. S’kam asnjë koment tjetër për sot. Nuk kam asnjë koment tjetër për sot. Sigurisht që do bëj fushatë në 14 maj, në të gjithë Shqipërinë.
Përsa i përket bërjes publike të raportit të auditit ku PD akuzohet se ka marrë 500 mijë euro para ruse, Berisha më herët në mbledhjen e tij tha se këto para as nuk kanë hyrë dhe as nuk kanë dal nga partia demokratike, por nga buxheti personal i Bashës.
Basha u pyet edhe për burimin e këtyre parave, ku u shpreh se: “Berisha të pyesi listën e të ftuarëve në festat e tij familjare”.
Ndër të tjera Basha i është përgjigjur pyetjes se a do bënte fushatë në 14 maj, ai e miratoi dhe tha se do ishte i pranishëm në të gjithë Shqipërinë.