Nga Meri Muçelli
Ekonomist
Në muajin Prill hynë në fuqi ndryshimet që janë bërë në lidhje me pagën minimale në shkallë vëndi e cila shkoi në 40,000 lekë nga 34,000 lekë që ishte më parë. Këto ndryshime shoqërohen gjithashtu dhe me ndryshime të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore për personat e punësuar si edhe për ato të vetëpunësuar. Këto ndryshime duhet të reflektohen në deklarimin pranë administratës tatimore të listëpagesës së muajit Prill. Eshtë shumë e rëndësishme që llogaritjet të bëhen saktë dhe sipas ndryshimeve të reja në mënyrë që të mos përballemi me penalitete.
Për efekte të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore do të përdoren këto tregues:
1- Jo më pak se paga minimale mujore prej 40,000 lekësh, deri në 176,416 lekë për personat e punësuar.
2- Jo më pak se paga minimale prej 40,000 lekësh dhe sipas përcaktimit të personit, deri në 176,416 lekë për të vetëpunësuarit.
3- E barabartë me pagën minimale prej 40,000 lekësh për punonjësit e papaguar të familjes me të cilin i vetëpunesuari punon dhe bashkëjeton ligjerisht.
Për efekte të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shëndetsore do të përdoren këto tregues:
1- Jo me pak se paga minimale në rang vëndi prej 40,000 lekësh deri në shumën e pagës bruto sipas . listëpagesës për personat e punësuar.
2-Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vëndi prej 80,000 lekësh për personat e vetëpunësuar dhe . personat e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari bashkëjeton dhe punon.
Vlen të përmëndet gjithashtu se këto ndryshime në pagën minimale në vend, kanë efekt edhe në pagesën e . papunësisë. Për të gjithë personat që do të trajtohen me pagesë papunësie, duke filluar nga muaji Prill ajo . do të jëtë 20,000 lekë ( sa 50% e pagës minimale në shkallë vëndi).