KORÇË- Djegia e makinës në qytetin e Korçës dyshohet të jetë e qëllimshme. Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nga verifikimet e kryera, rezulton se nuk njihet si person me precedent penal.
Burime për ABC News bëjnë me dije se gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, është fiksuar një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse.
Sakaq, autori i dyshuar ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit. Pavarësisht lëndimeve që pësoi, autori i dyshuar për zjarrvënien nuk është paraqitur të kërkojë ndihmë në asnjë prej spitaleve të rajonit e juglindjes/n.m.abcnews.al