Është proceduar penalisht një 41-vjeçare në Memaliaj pasi dhunoi mësuesen e mbesës së tij.
Shtetasja S.k ka dhunuar mësuesen në krye të detyrës, pasi kjo e fundit ka dhunuar dhe bullizuar mbesën e 41-vjeçares.
Ajo akuzohet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Njoftimi i policise:
Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.