Komplikacionet e shfaqura nga virozat e stinës kanë bërë që numri i pacientëve që paraqiten në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit të shkoj deri në 120 rastë në ditë. Sipas shefit të shërbimit të urgjencës Doktor Ergys Micit këtë periudhë janë vërejtur më shumë raste të cilat paraqiten me viroza të sistemit gastrointenstinal tek pacientët. Një ndikim në këtë fluks vizitash duket se kanë edhe komplikacionet që shkaktojnë alergjitë e stinës.
Edhe pse krahasuar me periudhën e virozave të dimrit numri është më i ulët sërisht shifra mbeten lartë ndaj mjeku apeloN qytetarët që të tregojnë kujdes.
Gjatë këtyre ditëve mjeku rekomandon konsumimin e ushqimit në mënyrë të kujdesshme dhe përdorimin e lëngjeve.
Çdo person që shfaq problematika me simptomat e sipërpërmendura duhet të paraqitet tek mjeku i familjes për të kryer një vizitë mjeksore paraprake.