The Financial Times ka raportuar se Google po planifikon të integrojë teknologjinë e njejtë që fuqizon chatbot-in Bard në shërbimet e reklamimit.

Sipas këtij raportimi mësohet se të gjithë kompanitë që dëshirojnë të reklamojnë produktet e tyre në Google do të kenë mundësinë të përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar një fushatë të re reklamash. Reklamuesit do të mund të “ushqejnë” sistemin AI me tekste, imazhe dhe video, të cilat do të bashkohen nga ky sistem për të krijuar një fushatë të vërtetë reklamimi, siç realizohet nga profesionistët.

Asnjë prej këtyre shërbimeve nuk është bërë ende publik, prandaj do të na duhet të shikojmë se sa efektive do të jetë kjo zgjidhje. The Times tregoi gjithashtu se ka disa spekulime se në këtë mënyrë do të rritet shpërndarja e informacioneve të gabuara në platformë.

Në prezantimin e tij, sistemi AI Bard bëri shfaqi gabim një informacion bazik në lidhje me fotografinë e një ekzoplaneti, dhe shumë punonjës të Google kanë treguar se kanë shqetësime etike në lidhje me chatbot-in që para se ai të lançohej.

Megjithatë me sa duket Google nuk do të dorëzohet kaq shpejt në këtë drejtim. Do të na duhet të presim deri sa të shikojmë gabimin e rradhës nga sistemet AI.