për të drejtuar mjete me motor për transport malli; b) gjashtëdhjetë e pesë vjeç, për të drejtuar autobusë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjysmë rimorkiatorë dhe artikularë të tjerë, të caktuar për transport personash. Ky kufi mund të rritet çdo vit deri në shtatëdhjetë vjeç, kur drejtuesi paraqet një dëshmi të veçantë për kërkesat fizike dhe psikike, pas një vizite të specializuar mjekësore të përvitshme, sipas mënyrave të përcaktuara në aktet në zbatim.

Bëhet

“2. Cilido që drejton mjete me motor, nuk duhet të ketë kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç për të drejtuar autobusë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjysmërimorkiatorë, artikularë të tjerë, të caktuar për transport personash dhe mjete me motor për transport malli.”

Neni 117/1 Kufizime për drejtuesit e motomjeteve

Ishte

Zotëruesit e lejedrejtimeve vendase të grupit “A” për tre vitet e para pas marrjes së lejedrejtimit nuk u lejohet drejtimi i motomjeteve me fuqi prej 25kw specifike referuar ngarkesës, ose 0,16 kw/kg.

Neni 117/1 Kufizime për drejtuesit e mjeteve rrugore

Bëhet

Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1. Mbajtësve të lejeve të drejtimit të kategorisë B, në dy vjetët e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55 kë/tonë. Për makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 kë/tonë, duke përfshirë peshën e baterisë. Kjo pikë zbatohet vetëm për lejet e drejtimit që lëshohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Neni 120 pika 2

Ushtrimet e drejtimit të mjetit

Ishte

Autorizimi i lejon kursantit të ushtrohet me mjete të asaj kategorie, për të cilën është kërkuar lejedrejtimi ose shtrirja e vlefshmërisë së tij, me kusht që në krah të ndodhet, në funksionin e instruktorit të miratuar, një person me moshë jo më të madhe se 65 vjeç dhe jo më i vogël se 30 vjeç, i pajisur me lejedrejtimi të vlefshëm për të njëjtën kategori mjeti, që e ka marrë qysh prej të paktën 10 vjetësh, ose me lejëdrejtimi të vlefshëm për një kategori më të lartë mjeti; instruktori duhet të jetë shumë i kujdesshëm gjatë lëvizjes së mjetit dhe të ndërhyjë në momentin e duhur dhe me efektshmëri.

Neni 120 pika 2

Ushtrimet e drejtimit të mjetit

Bëhet

Autorizimi i lejon kursantit të ushtrohet me mjete të asaj kategorie, për të cilën është kërkuar lejedrejtimi ose shtrirja e vlefshmërisë së tij, me kusht që në krah të ndodhet, në funksionin e instruktorit të miratuar, një person me moshë jo më të madhe se 70 vjeç dhe jo më i vogël se 30 vjeç, i pajisur me lejedrejtimi të vlefshëm për të njëjtën kategori mjeti, që e ka marrë qysh prej të paktën 10 vjetësh, ose me lejëdrejtimi të vlefshëm për një kategori më të lartë mjeti; instruktori duhet të jetë shumë i kujdesshëm gjatë lëvizjes së mjetit dhe të ndërhyjë në momentin e duhur dhe me efektshmëri.