Problemet shëndetësore janë e duke detyruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan t’i qëndrojë larg fushatës, pikërisht në kohën kur po afrojnë zgjedhjet e konsideruara si testi ndoshta më i fortë deri tani ndaj përpjekjeve të tij për vazhdimësi në pushtet.
Erdogani u ndje papritur keq me probleme stomaku në mesin e një interviste televizive të cilën e ndërpreu në mes.
Ai vendosi të mos marrë pjesë në inaugurimin e një ure në Adana, në jug të Turqisë, që ishte planifikuar për sot.
Kreu 69 vjeçar i shtetit turk, që deri tani ka zhvilluar një fushatë mjaft intensive me tre dalje publike në ditë, nuk ia lejon megjithatë vetes një shkëputje totale, dhe në këtë event u njoftua se do të marrë pjesë përmes një video-konference nga zyra e tij. Rreth 60.7 milionë persona në Turqi do të mund të votojnë në zgjedhjet e parlamentare dhe presidenciale që mbahen në 14 maj, perfshire dhe 3.4 milionë shtetas turq që jetojnë jashtë shtetit.
Pak përpara tyre, Erdogan prezantoi një plan për rritjen e shpenzimeve publike, i cili u pa si një përpjekje për të rritur bazën e tij te votuesve. Plani perfshin po ashtu uljen e taksave, rritjen e pagave, subvencione për energjinë dhe më shumë punësime në administratën shtetërore. Sondazhet e fundit flasin për një betejë kokë më kokë mes Erdogan dhe rivalit të vet kryesor për presidencën, liderit të opozitës Kemal Kilicdaroglu.