Moti i nxehtë ka përfshirë Spanjën me temperatura që kanë arritur deri në 40 gradë Celsius. Gjithashtu, gjatë dimrit u regjistruan temperatura relativisht të larta dhe pa reshje të mjaftueshme, duke sjellë thatësira të mëdha.

Një fshat është zbuluar pasi niveli i ujit ra ndjeshëm në liqenin artificial të Sant Roma de Sau të Katalonjës.

Fshati u përmbyt rreth vitit 1960 kur u ndërtua një digë aty pranë. Kisha ishte e vetmja shenja e dukshme nga fshati, ndërsa me rënien e nivelit të ujit, tashmë i gjithë fshati antik është zbuluar.

Sipas mediave, thatësira e jashtëzakonshme po kërcënon 6 milionë banorë të Barcelonës të mbeten pa ujë të pijshëm. Spanja ka kaluar 36 muajt e fundit me reshje të cilat kanë qenë në nivelin mesatar.

/abcnews.al