TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar një projektvendim, i cili parashikon heqjen e të gjithë posterave politikë, të cilët nuk mbajnë shënimet në fund se janë prodhuar në përgjegjësinë e plotë të subjektit politik.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi iu ka dhënë tre ditë kohë subjekteve që të largojnë materialet e tyre që bien ndesh me Kodin Zgjedhor dhe t’i zëvendësojnë ato me të rinj, por deri më tani as PS dhe as koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk i kanë hequr materialet e tyre propagandistike.
Në rast se Celibashi e firmos këtë projektvendim, atëherë Policia pritet të ndërmarrë aksionin në terren për t’i larguar posterat, të cilët nuk mbajnë shënimet që parasheh ligji.
“Në Tiranë sot ka dy postera; posterat e kryeministrit dhe krye bashkiakut Veliaj, dhe nga ana tjetër janë posterat e kandidatëve të koalicionit Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi. KQZ ka miratuar një projektvendim, që vënë në tryezë, për t’u marrë në shqyrtim nga Celibashi , ku parashikon që partive t’u hiqen të gjithë posterat, sepse janë prodhuar në kundërshtim me Kodit Zgjedhor. Ligji parashikon që Të gjitha materialet propagandistike, ku duhet shënuar saktë në fund të tyre se janë prodhuar në përgjegjësinë politike të PS ose të koalicionit Bashkë Fitojmë. Celibashi i iu dha tre ditë kohë partive që ti heqin, dhe të vendosin posterat të rinj, që mbajnë këtë shënim, partitë nuk e kanë bërë, duke thënë se vetë posterat janë të identifikueshëm se kush I ka prodhuar. KQZ ka parashikuar që të urdhërojë sot që posterat të hiqen, por mbetet për t’u parë nëse ky vendim pritet të firmoset nga Celibashi”, raportoi gazetarja.
Një nga posterat, i cili shkaktoi reagime të forta në publik ishte ai i Belind Këlliçit me dy gishtat e mesit të ngritur lart. Kjo zgjedhje sipas tij është forma se si Këlliçi do t’i drejtohet korrupsionit, në rast fitoreje më 14 maj.Kjo banderolë elektorale, e shpërndarë në disa vende në kryeqytet, nxiti reagimin e shumë institucione, ndërsa në pjesë e tyre e cilësuan të dhunshëm dhe të papranueshme. /n.m.abcnews.al