Revista e njohur Forbes ka publikuar listën me dhjetë sportistët më të paguar në botë në vitin 2023, ku listës i prinë Cristiano Ronaldo me 123 milionë euro, ndërsa pas tij vjen rivali i përhershëm, Lionel Messi me 117 milionë euro.
Sipas revistës Forbes, kjo lista me ‘top 10’ sportistët më të paguar fitoi 1.1 miliardë dollarë në 12 muajt e fundit.
Këto fitime janë 12 për qind më shumë se 990 milionë dollarë vitin e kaluar dhe 5 për qind më shumë se rekordi prej 1.06 miliardë dollarësh i vendosur në vitin 2018.
10.Kevin Durant (80.5 milionë euro)
Lojtari i Phoenix Suns ka fituar në fushë gati 40 milionë euro, pothuajse po aq sa në sponsorizim.
Së bashku me Micheal Jordan dhe Lebron James, Durant është lojtari i vetëm me kontratë të përjetshme me kompaninë Nike.
9.Roger Federer (86 milionë euro)
Rasti i zviceranit nuk është i rrallë në botën e sportit pasi, ashtu si lojtarët e tjerë historikë, ata kanë vazhduar të hyjnë, sidomos në aspektin sponsorizues, pas daljes në pension.
Tenisti i madh zviceran fitoi plot 86 milionë euro përmes sponsorëve, ndërsa mezi 0.1 për qind e të ardhurave të tij kishte të bënte me përdorimin e raketës së tenisit.
8.Stephen Curry (90.9 milionë euro)
Ylli i Golden State Warriors ka futur në xhep gati 44 milionë euro nga parketi.
Për sa i përket sponsorizimit, Curry ka fituar pak më shumë se 47 milionë euro nga marrëveshja e tij me kompaninë Under Armour.
7.Phil Mickelson (96 milionë euro)
Amerikani vazhdon të tregojë në moshën 52-vjeçare se është ende një nga më të mirët në histori. Ai ka fituar pak më shumë se 94 milionë euro nga çmimet e golfit dhe rreth 1.8 milionë jashtë fushave të golfit.
6.Dustin Johnson (96.9 milionë euro)
Lojtari amerikan ka bërë një kthesë 180 gradë pasi ndër të tjera nuk ka hyrë as në 50 sportistët më të paguar të vitit 2022.
Tani ka futur në xhep mbi 92 milionë euro nga golfi dhe 4.5 milionë euro të tjera me sponsorizim.
5.Canelo Alvarez (99.6 milionë euro)
Boksieri meksikan ka grumbulluar pak më shumë se 90.5 milionë euro në ring.
Në sponsorizim, pak më shumë se 9 milionë euro duke shkuar në rreth 100 milionë euro fitime.
4.Lebron James (108.2 milionë euro)
Ylli i NBA-së fitoi pak më shumë se 40 milionë euro në fushë së bashku me Los Angeles Lakers, ndërsa në sponsorizim fitoi gati 68 milionë euro.
3.Kylian Mbappe (108.6 milionë euro)
Sulmuesi parisian fitoi pak më shumë se 90.5 milionë euro me PSG-në, ndërsa jashtë fushës fitimet e tij kaluan 18 milionë euro, falë asaj që u bë lojtari i parë ambasador i Sorare, një lojë fantazi e bazuar në kriptovaluta.
2.Lionel Messi (117 milionë euro)
Ylli argjentinas fitoi gati 59 milionë euro në koncepte futbolli, pak a shumë po aq sa arriti në çështjet e sponsorizimit, si ajo që ka me Adidas, Budweiser dhe PepsiCo.
Forbes thekson se, falë marrëveshjes së tij me platformën Blockchain Socios, ai mori pak më shumë se 18 milionë euro.
1.Cristiano Ronaldo (123 milionë euro)
Në fushën e lojës ai fitoi pak më shumë se 41 milionë dollarë, ndërsa në sponsorizim më shumë se 81 milionë, duke qenë sportisti më i paguar i vitit me 123 milionë euro fitime.