Qumështi siguron dhjetë lëndë ushqyese thelbësore për kocka dhe muskuj të shëndetshëm, duke përfshirë vitaminën B2 (riboflavin) dhe B12.
Është një nga pijet më të njohura në mbarë botën, një ushqim i shijshëm, i pasur me lëndë ushqyese për të cilat trupi juaj ka nevojë! Disa nga lëndët ushqyese që gjenden në qumësht janë kalciumi, vitamina D, kaliumi, riboflavina dhe proteinat.
Njerëzit zakonisht e lidhin qumështin me kalcium dhe vitamina të tjera. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kalifornisë Riverside, qumështi i lopës nuk përmban vetëm kalcium dhe proteina. Ai përmban gjithashtu një gamë të gjerë mikroorganizmash që ruajnë shëndetin e sistemit tretës dhe ofrojnë përfitime të tjera shëndetësore.
Nga ana tjetër vlerë shumë të madhe ka edhe qumështi bimor i cili kohët e fundit ka marrë një vëmendje të madhe. Më i përdoruri ndër to është qumështi i tërshërës dhe shpesh efekti i tij në shëndet diskutohet.
Ne kemi zgjedhur ta analizojmë atë në këtë artikull dhe kemi pëzgjedhur një prej produkteve më të njohura në treg, qumështin e tërshërësAlpro.
Çfarë është Alpro?
Qumështi i tërshërës Alpro ka mbi 20 vjet që është në treg dhe është përdorur nga njerëzit që duan të shijojnë një pije të shëndetshme me shije të mrekullueshme!
Alpro, prodhohet në Britaninë e Madhe. Ky është ndër markat kryesore që prodhojnë qumësht me bazë bimore dhe është zëvendësuesi i përsosur i qumështit të lopës.
Qumështi i tërshërës Alpro, për të cilin AgroWeb.org flet në këtë artikull, është një ndër produktet e qumështit me bazë bimore që kjo markë prodhon. Për të mësuar më tepër rreth vlerave ushqyese dhe mënyrës se si ndikon në organizëm, AgroWeb.org ju fton të vazhdoni më tej me leximin.
A është i shëndetshëm ?
Qumështi i tërshërës Alpro është një produkt që përbëhet nga tërshëra dhe uji, dhe ka vitamina e minerale të shtuara. Megjithatë, ka disa shqetësime në lidhje me përfitimet shëndetësore.
Ofron një burim të madh të vitaminave të rëndësishme si vitamina D, thelbësore për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.