Vendi ynë parashikohet të jetë deri në mesditë nën dominimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit. Parashikohet që mesdita dhe orët vijuese të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore. Ndërsa në ultësirën perëndimore do të jenë në sasira më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme kanë përfshirë pjesën më të madhe të Rajonit të Ballkanit duke diktuar motin edhe në territorin e Kosovës. Parashikohet që Kosova të dominohet nga vranësirat e shpeshta në pjesën më të madhe të 24 orëshit në të gjithë vendin. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV gjatë të martës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në vend vranësira të shpeshta, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli zhvillim të vranësirave të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu./MeteoAlb