Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetaseje të huaj ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Qafë-Thanë. Trajleri ka rrëshqitur dhe ka goditur autoveturën që drejtohej nga një shtetase gjermane që udhëtonte me bashkëshortin e saj. Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital, ku po merr kujdesin e duhur mjekësor. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti. Ky është aksidenti i gjashtë për sot në aksin Pogradec-Prrenjas.
Lajmi i fundit/ Aksident me vdekje ne Qafë-Thanë
126