Një aksent i rëndë automobilistik ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm në Sauk.
Një autobus mësohet se është përplasur me një veturë në rrethrrotullimin e TEG-ut ku si pasojë ka pasur shumë të lënduar në njerëz.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe është plagosur rënde drejtuesi i mjetit, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, si dhe kanë marre plagë të lehta 5 persona të tjerë.
Ndërkaq ende nuk ka të dhëna nga policia e Tiranës për këtë ngjarje.
Lajmi në përditësim…