Po kryhen përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 14 Majit edhe në qarkun e Fierit. Një përfaqësues i KZAZ-së numër 57 tha se baza materiale ka ardhur nga KQZ ndërsa pritet që të nisë shumë shpejt edhe shpërndarja e tyre në të gjitha qendrat e votimit deri në orët e pasdites.
Numri total i votuesve në këtë qark është 408, 231, 167 mijë prej të cilëve në Fier. Sa i përket qendrave të votimit janë 584 në rang qarku, 224 prej të cilave në Fier./abcnews.al