Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë vënë sërish në qendër të mediave pasi janë kapur duke debatuar me njëri-tjetrin, duke nxitur spekulime se martesa e tyre është në krizë.
Çifti, të cilët kanë më pak se një vit të martuar, po udhëtonin me makinë në Beverly Hills në fillim të këtij muaji, kur u ndalën në një semafor të kuq dhe u përfshinë në një bisedë të zjarrtë.
Fotot e publikuara tregojnë Ben, të frustruar i cili ishte pas timonit, duke folur me Jennifer teksa ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit.
Është e qartë që të dy po debatonin për diçka, dhe Ben shihet duke tundur duart lart e poshtë.
Jennifer, u shfaq më e rezervuar dhe e qetë ndërsa burri i saj fliste dhe bënte gjeste gjatë gjithë diskutimit.
Fansat gjithashtu kanë bërë disa komente në lidhje me këtë raport, duke e akuzuar Affleckun për sjelljet kundrejt bashkëshortes së tij.
Kjo nuk është hera e parë që çifti janë filmuar në publik duke debatuar apo bërë sjellje të çuditshme.