Një incident është shënuar gjatë ditës së sotme në një prej qendrave të votimit në Fushë Krujë, më konkretisht në QV me numër 1302/1.
Persona ende të paidentifikuar janë futur në këtë qendën votimi dhe kanë nxjerrë me dhunë prej aty komisionerin e opozitës Ilir Hyka.
Momentalisht është pezulluar votimi në këtë qendër e cila 755 votues.
Momente tensioni më herët janë shënuar dhe në Durrës, ndërkohë që problematika raportohen në të gjithë vendin veçanërisht sa i takon identifikimit elektronik me pajisjen PEI, e cila nuk funksionon në më shumë se 500 qendra.