Një 40-vjeçar është arrestohet në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës, pasi kultivonte kanabis në serën e tij.
Arrestimi i A.A. u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kosmaç.
Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Vau i Dejës
Vijojnë kontrollet masive në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike, është organizuar puna për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kosmaç, Njësia Administrative Bushat, Vau i Dejës, në serën në pronësi të tij, Policia gjeti të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Top Channel