Përmbyset rezultati në Kavajë, aty ku po zhvillohet një garë intensive mes kandidatit socialist dhe atij të koalicionit Bashkë Fitojmë.
Pas kryesimit të Redjan Kralit që prej nisjes së numërimit, kandidati i “BF” Fisnik Qosja ka arritur të përmbysë rezultatin vetëm pak minuta më parë.
Aktualisht Qosja udhëheq me 124 vota para Kralit, apo 50.52% kundrejt 49.48 %, sakaq vazhdon numërimi edhe për kutitë e mbetura.
Rezultati në Kavajë:
Fisnik Qosja (BF) – 6859 vota
Redjan Krali (PS) – 6717 vota