Kreu i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen pas disfatës së opozitës në zgjedhjet e 14 majit.
Në një komunikim për mediat, ai ka shprehur se jep dorëheqje të parevokueshme për shkak të rezultatit zhgenjyes në Shënkoll.
“Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humb në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti, nga Rama. Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje”- tha ai.