Basta dhe Vesa Luma sot janë ndër çiftet më të preferuar të publikut. Ata janë bashkë prej vitesh madje kanë edhe një djalë, mirëpo historia e njohjes mbetet gjithmonë e bukur kur tregohet edhe pas shumë kohësh. I ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, Big Basta rrëfeu si është njohur me këngëtaren:
“Vesën e dua shumë dhe për herë të parë jemi takuar te “Dancing with the star”. Vesa s’më kishte kërkuar ndonjëherë tekste dhe unë e pyeta pse s’më ke kerrkuar asnjëherë tekst dhe me tha do të kërkoj që nesër.Nga ai moment u afruam me njëri-tjetrin. Në atë kohë Vesa rrinte në hotel bashkë me konkurrentët e tjerë dhe mendova se i mungonin ushqimet tradicionale, i thashë mamit të më gatuante diçka dhe më bëri fasule. Ma ktheu pjatën bosh pa fasule, por me shumë dashuri.”-u shpreh Big Basta “Në kurthin e Piter Pan”.