Dua Lipa së fundmi ka qenë kryefjalë e mediave botërore pasi ka konfirmuar lidhjen e saj të re me regjisorin Romain Gavras, ish i dashuri i këngëtares po ashtu shqiptare Rita Ora.
Pasi ndau disa foto në profilin e saj në Instagram duke bërë kështu publike lidhjen me ish-in e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras, Dua Lipa u shfaq me të në tapetin e kuq në “Festivalin e Filmit” në Kanë.
Mirëpo fansat e saj nuk e kanë pritur aspak mirë këtë lajm pasi komente dhe kritika të pafundme i janë drejtuar këngëtares duke e kryqëzuar për lidhjen e saj të re.
Ndjekësit e saj nuk e kanë pëlqyer aspak faktin që Dua bukuroshe është në një romancë me regjisorin që sipas tyre është i vjetër dhe i shëmtuar.
Komente nga më të ndryshmet me kontekst ofendues ndaj regjisorit kanë pushtuar instagramin e Dua Lipës.
“Pse gjithmonë femra më e bukur takohet me meshkuj me pamje mesatare? Dreqin”, ka shkruar një nga fansat e saj.
“Ti ke zemer te bukur meriton me shume se kaq”, ka shkruar një tjetër.