Pas deklaratave të Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi lidhur me pronësinë tek “Sami Frashëri”, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur menjëherë me dokumente zyrtare.


Ndryshe nga deklarat e Kryemadhit, Veliaj ka deklaruar dokumentet nga Kadastra ku vërtetohet se pronësia e “Sami Frashëri” është e Bashkisë Tiranë. Ai ironizoi Kryetaren e LSI duke deklaruar se duhet çuar për shpifje ose mjekim.


“Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njësoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë”, shkruan Veliaj.
#FiuPllumbat ?